Arrestohet sepse u ankua për motin

10:55 29/06/2021

Një person është arrestuar në Kuvajt pasi postoi një video në TikTok duke u ankuar për motin e keq. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, personi, i cili nuk është identifikuar ende dëgjohet të ankohet për stuhinë e rërës që ka mbërthyer vendin ditët e fundit.

“Jam brenda një stuhie rërë tani. Nuk mund të shikoj asgjë”, thotë ai në video dhe bën publike pamjet se si rëra ka pushtuar autostradën sikur të ishte mjegull.

“Mirë Kuvajt, mirë”, thotë ai në arabisht. Klipi u bë viral në Twitter dhe ka marrë dhjetëra mijëra shikime.

Ministri i Brendshëm deklaroi të dielën se personi pas videos u arrestua dhe iu referua autoriteteve të cilat do të marrin masat ligjore ndaj tij. Mësohet se i arrestuari është një person me nënshtetësi egjiptiane. Pas kësaj ngjarje disa përdorues të tjerë kanë postuar video duke ofenduar motin në këtë vend.

Jeta qytetare dhe parlamentare në shtetin e Gjirit Arabik është e gjallë. Megjithatë autoritetet njihen gjerësisht se përdorin krimin elektronik dhe ligjet e bëra për të përndjekur kundërshtarët dhe zërat kritikë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *