
11:50 25/05/2021
Bosi italian i mafias u arrestua në Brazil pasi u arratis nga burgu
Rocco Morabito, Shefi i Ndraghetas është arrestuar në Brazil, në një operacion të përbashkët nga karabinierët e Rios dhe Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor, në bashkëpunimin e DEA-s, FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve.
Morabito i njohur si mbreti i kokainës ishte në kërkim që nga viti 1994, pasi rezultonte në listën e dhjetë të arratisurve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme italiane. Kreu i Ndragehetas ishte arrestuar në vitin 2017 në Uruguaj, pas 23 vitesh në arrati, por dy vite më vonë arriti që të arratisej nga burgu i Montevideos, ku po priste ekstradimin në Itali.
Rocco Morabito u arrestua në një hotel në Joao Pessoa, kryeqyteti i shtetit të Paraiba, së bashku me dy të huaj të tjerë, sipas ministrit brazilian të Drejtësisë, Anderson Torres.
Ai fillimisht u arratis në Brazil dhe besohet të ketë jetuar në Uruguaj që nga viti 2002 pasi hyri në vend me një pasaportë false të Brazilit. Ai u dënua me 30 vjet burg në Itali në mungesë.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al