Arrihet marrëveshja për qeverinë e koalicionit në Gjermani

21:20 24/11/2021

Qeveria e re gjermane pritet të bëjë betimin me 6 Dhjetor

Tre partitë që do të formojnë qeverinë e ardhshme gjermane  Social-Semokratët (SPD), të Gjelbrit dhe Liberalët, njoftuan arritjen e një koalicioni.

Ministri Social-Demokrat i Financave dhe zëvendëskancelari, Olaf Scholz, pritet të pasojë Angela Merkelin si kancelar.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, socialdemokratët marrin  6 nga 15 poste ministrore përveç kancelarit, ndërsa liberalet marrin ministrinë e financave dhe ministrinë e transportit. Të Gjelbrit marrin super Ministrinë e re për Ekonominë dhe Mbrojtjen e Klimës, si dhe Zyrën e Jashtme.

Anna Baerbock e të Gjelbërve pritet të bëhet ministre e jashtme dhe Robert Habeck partneri i saj bashkëdrejtues i partisë, do të marr një rol të ri ‘super ministër’ duke kombinuar Ministrinë e Ekonomisë me synimin mbrojtjen e mjedisit. Ndërsa Christian Linder, kreu i Demokratëve do të bëhet Ministri i ri i Financave .

Marrëveshja e koalicionit tashmë do t’u prezantohet partive të cilat duhet ta votojnë në dhjetë ditët e ardhshme.

Olaf Sholz shpalli një ekip të përhershëm në përballimin e krizës së koronavirusit dhe një miliardë Euro për këtë .

Fushata e vaksinimit duhet të zgjerohet masivisht. “Vaksinimi është rruga për të dalë nga kjo pandemi”, tha ai.

Dhjetë milionë qytetarë pritet të merrnin një rritje page duke respektuar në të njëjtën kohë frenimin e borxhit.

Social- Demokratët kanë negociuar me Partinë Ambientaliste të Gjelbërve dhe Demokratët e Lirë e pro-biznesit që kur fituan ngushtë zgjedhjet kombëtare më 26 Shtator.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.