Arrin në 700.000 numri i të vdekurve nga Covid në SHBA

09:16 03/10/2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ende një vdekshmëri të lartë nga pandemia e koronavirusit. Sipas shifrave zyrtare numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në 700,000.

Vendi po përballet me një rritje të infeksioneve dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti Delta. Për epidemiologët refuzimit për t’u vaksinuar nga një pjese jo e vogël e popullatës është shkaku se pse humbjet e jetëve vijojnë të jenë të larta.

100,000 vdekjet e fundit u regjistruan vetëm në 3 muaj e gjysmë dhe ndodhën në një kohë kur vaksinat ishin në dispozicion për cilindo mbi moshën 12 vjeç që i dëshironte ato.

Sipas epidemiologeve të paktën 70,000 nga 100,000 vdekjet e fundit ishin mes të pavaksinuarve. Dhe nga ata të vaksinuar që vdiqën me infeksione të rënda, shumica e morën virusin nga një person i pavaksinuar.

Florida ka pësuar deri tani numrin më të madh të vdekjeve nga çdo shtet gjatë kësaj periudhe, me 17,000 banorë të saj që kanë humbur jetën që nga mesi i Qershorit.

Teksasi ishte i dyti me 13,000 vdekje. Të dy shtetet përbëjnë 15% të popullsisë së vendit, por kanë pasur më shumë se 30% të vdekjeve në shkallë vendi që pasi numri i vdekjeve kapërceu shifrën 600,000.

Në SHBA miliona njerëz refuzojnë të vaksinohen për shkak të frikës ose disinformimeve dhe bindjeve politike.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *