Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha kanë përshëndetur medaljen olimpike të Kosovës, pasi xhudistja Distria Krasniqi, triumfoi në finale duke fituar medaljen e artë.
Kreu i qeverisë duke publikuar dy foto të xhudistes, e ka përgëzuar dhe e ka quajtur “luaneshë”.
“LUANESHË🥇
Bravo👏 Bravo👏 Bravo👏
#distriakrasniqi🇽🇰❤️
#KampioneOlimpike💥
#RESPEKT🙏”, shkruan Rama.
Kreu i PD teksa ka ndarë një foto të sportistes kosovare që rrëmbeu medaljen, shkruan: ‘Krenari 🇽🇰👐🏻’.
“Sukses fantastik!”, e ka quajtur këtë arritje deputeti i zgjedhur i PD, Sali Berisha.
“Distria Krasniqi fitoi medaljn e Arte! Triumfoi edhe ne finale! Sukses i jashtezakonshem. Urimet me te perzemerta! sb”, shkruan ai në rrjetet sociale.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al