Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë një azhurnim të situatës rrugore në Shqipëri, ku në disa akse ka probleme. Kështu ARRSH thotë se segmenti Qafë Thanë-Doganat-Qafë Thanë vazhdon të jetë problematik për shkak të automjeteve që kanë bllokuar rrugën.
Në akset rrugore, kalimi është me një korsi. Ndërkohë, sipas ARRSH, puna vazhdon si brenda territorit doganor, ashtu edhe në terren neutral për pastrimin dhe kthimin në gjendje normale.
Për më tepër, në rajonin Verior dhe Qendror, reshjet e borës ishin ndalur, por në rajonin Jugor, ato vazhduan deri në orët e para të mëngjesit.
Rajoni verior
Zinxhirët e nevojshëm: Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit – Klenjë.
Rajoni qendror
Zinxhirët e nevojshëm: Lunik – Fushë Studë, Rrugët Dajti, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë, Kryqëzimi Zëmblak-Goricë.
Rajoni jugor
Segmenti Qafë Thanë-Doganat-Qafë Thanë vazhdon të jetë problematik për shkak të bllokimit të rrugës nga automjetet. Në akset rrugore, kalimi është me një korsi. Puna vazhdon si brenda territorit doganor ashtu edhe në terren neutral për pastrimin dhe kthimin në gjendje normale.
I kushtëzuar nga reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta, qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me goma dimërore ose zinxhirë në orët e mëngjesit.
Kontraktorët janë në terren duke pastruar akset dhe duke shpërndarë kripën.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma ose zinxhirë dimri, të zvogëlojnë shpejtësinë, t’u binden shenjave të trafikut dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore.
Lexo me shume: botasot.al