Arsenali ofron 80 milionë euro, por ylli i Fiorentinës pret Juventusin








Dushan Vlahoviç do të jetë sulmuesi më i kërkuar i merkatos, duke nisur nga janari.

VLAHOVIC

Ndonëse Juventusi shihet favorit për shërbimet e 21-vjeçarit, gazetari Xhanluka di Marcio ka garantuar për një takim dhe një akord mes drejtuesve të Fiorentinës dhe atyre të Arsenalit për 80 milionë euro, një pjesë e të cilave do të ndahet në bonuse.

Arsenali e do Vlahoviçin që në janar dhe në Firence shpresohet shumë që lojtari të pranojë ofertën, ndonëse takimi i parë mes anglezëve mes sulmuesit ballkanas ka qenë negativ.

Dushan nuk ka qenë shumë entuziast, pasi dihet tashmë se Juventusi është në avantazh për lojtarin, ndonëse edhe Milani, Interi, por edhe PSG-ja e Barcelona mund të surprizojnë.

Thënë këtë, dihet se me milionat e anglezëve nuk bëhet shaka…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *