
Aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Lutfi Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga Teatri i Durrësit përmes një njoftimi.
“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së artë të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”, njoftoi Teatri i Durrësit këtë të diel.
Homazhet për Lutfi Hoxhën do të mbahen nesër në hollin e teatrit “A. Moisiu”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al