Artistët nigerianë i bëjnë ofertë Muzeut Britanik të Londrës

22:40 23/09/2021

Një grup artistësh nga shteti i Beninit të Nigerisë është ofruar t’i dhurojë disa vepra arti Muzeut Britanik të Londrës si një mënyrë për t’i inkurajuar drejtuesit e tij të kthejnë disa vepra arti brozi të paçmuara të Beninit të plaçkitur nga mbretëria e qytetit, nga trupat britanike në 1897.

Të krijuara në Mbretërinë dikur të fuqishme të Beninit rreth shekullit të 16, skulpturat prej bronzi janë ndër artifaktet më të bukura dhe më domethënëse të Afrikës, ndërkohë që muzetë evropianë që i strehojnë ato janë përballur prej vitesh me kritika. Artistët e bronzit thonë se duan të ndryshojnë kushtet e debatit duke i dhuruar Muzeut Britanik vepra arti bashkëkohore dhe të panjollosura nga çdo histori grabitjeje e që shfaqin kulturën e sotme të qytetit.

Ajo që e lëndon më shumë komunitetin e artistëve atje nuk është vetëm akti i plaçkitjes së tyre, por mbi të gjitha portretizimi që i është bërë qytetërimit të Afrikës duke e konsideruar si pjesë të Egjiptit të lashtë. Në lidhje me këtë ofertë Muzeu Britanik tha se ishte një çështje për diskutim mes tyre dhe palëve që ofrojnë objektet.

Ndërkohë Gjermania ka konfirmuar se do tia kthejë bronzin e Beninit nga muzetë e saj në Nigeri. Pasardhësit e artistëve që realizuan këto vepra arti nuk i kanë parë kurrë ato pasi pjesa më e madhe nuk kanë mundësi për të vizituar Londrën.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *