“As një vit nuk përfituan nga bonusi i qirasë”- Erisa Xhixho: Shqipëria nuk janë videot 3D të kryeministrit! Më 25 prill votoni për mirëqenien dhe…

Kandidatja për deputete e LSI në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho ka vizituar sot familjen shtatë anëtarëshe në Unazën e Re, e prekur nga projekti i Unazës së Madhe.

qytetar 4

Në një postim në facebook, Xhixho shkruan se kjo familje nuk ka përfituar as një vit bonus qiraje, ndërsa thekson se “Shqipëria nuk janë videot 3D të kryeministrit. Shqipëria është edhe familja e Stefanit dhe Vasilikës, që diskutojnë bukën, por meritojnë jetesë dinjitoze.”

Xhixho i bën thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë për mirëqenien, për programin dhe qeverinë që do sjellë rimëkëmbjen e ekonomisë.

Postimi i plotë:

Familja prej 7 anëtarësh e Stefanit dhe Vasilikës ka prekur mjerimin. Pa pension, pa punë, në mes të rrugës, pasi shtëpinë ua shembi qeveria për projektin në Unazën e Madhe, por s’përfituan as 1 vit bonus qiraje.

“Punoj 1 muaj në fasoneri vetëm për qiranë, po për të ngrënë? Fëmijët nuk i ngopim dot me bukë”, më tregon me lot në sy Florinda, nusja e shtëpisë. Bashkëshorti punon në ndërtim, por që pas pandemisë s’ka pasur punë.

Shqipëria nuk janë videot 3D të kryeministrit. Shqipëria është edhe familja e Stefanit dhe Vasilikës, që diskutojnë bukën, por meritojnë jetesë dinjitoze.

Më 25 prill votoni për mirëqenien, për programin dhe qeverinë që do sjellë rimëkëmbjen e ekonomisë.

#lsishtepiajuaj 🌹

#shqiperiashtepiashqiptarve

qytetar qytetar 3 qytetar 1 qytetar 2

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *