Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, liderët botërorë mblidhen këtë javë në Nju Jork

asambleja e pergjithshme e okb se lideret boterore mblidhen kete jave ne nju jork

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbledh këtë javë udhëheqësit botërorë në Nju Jork. Takimet e së hënës do të përqendrohen në përshpejtimin e përpjekjeve për të arritur synimet e zhvillimit në mbarë botën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha përpara sesionit të së hënës se vetëm 15% e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm janë në rrugën e duhur për t’u arritur deri në vitin 2030.

Ai u bëri thirrje qeverive, bizneseve, aktivistëve, shoqërisë civile dhe të rinjve për ide ambicioze, ndërsa shtoi se është koha për ndryshime rrënjësore.

Ndër objektivat janë edhe dhënia fund e varfërisë, urisë, sigurimi i qasjes tek energjia e përballueshme, marrja e veprimeve urgjente për të luftuar ndryshimet klimatike dhe nxitja e barazisë gjinore.

Një raport i publikuar në korrik tregonte se ndikimet e krizës klimatike, efektet e vazhdueshme të pandemisë COVID-19, lufta në Ukrainë dhe një ekonomi e dobët globale kanë dëmtuar përparimet drejt arritjes së objektivave të zhvillimit./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts