Asistenti i tha se arma ishte e sigurt, Baldwin: I gatshëm të bashkëpunoj me autoritetet

09:33 23/10/2021

Arma që aktori Alec Baldwin shkrepi në sheshxhirim duke vrarë fotografen dhe plagosur regjisorin iu dorëzua nga një anëtar i stafit si e sigurt. BBC ka publikuar të dhëna nga hetimet sipas të cilave, asistent regjisori nuk ka pasur dijeni se arma ishte mbushur me plumba të vërtetë.

Kinematografja Halyna Hutchins mori një plumb në gjoks dhe pse u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi të mbijetojë. Regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, mbeti i plagosur në shpatull dhe pas mjekimit doli nga spitali.

Arma dhe bluza e gjakosur e aktorit Baldwin u sekuestruan, por ende nuk ka ndonjë të akuzuar pasi ngjarja deri tani konsiderohet aksidentale. Aktori 63-vjeçar u mor në pyetje dhe më pas u lirua.

Në një koment në Twitter, ai tha se po bashkëpunonte plotësisht me autoritetet për të zbardhur ngjarjen. Ai shprehu ndjesë dhe tha se ishte tërësisht i tronditur pas ngjarjes.

Në filmin “Rust”, Baldwin luan rolin e një të jashtëligjshmi, nipi i të cilit është dënuar me varje për një vrasje aksidentale. Incidente të tilla në filma janë mjaft të rralla.

Rasti i fundit është ai i vrasjes së aktorit 28-vjeçar Brandon Lee, djali i Bruce Lee që në vitin 1993 u qëllua nga një armë e ngjashme me atë të Baldwin.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *