“Askush më i mirë se Zlatan”, Ibrahimoviç gjithmonë epik: Më pëlqeni ose jo ky jam unë, të rinjve u them…






Në intervistën e fundit nga grumbulli me kombëtaren Suedeze, Zlatan Ibrahimoviç është kthyer të flas në lidhje me komentet e fundit për një tërheqje të tij nga futbolli në fund të sezonit nisur dhe nga mosha e tij.

ibrahimovic

“Gjiganti” suedez ka folur në stilin e tij të zakonshëm duke treguar se në mendjen e tij ai mbetet ende më i miri.

” Nuk bëj programe, ajo që do të ndodhi duhet ende të shkruhet. Nuk dua të tërhiqem duke menduar që do kisha pasur ende mundësi të luaja, do të pendohesha. E vërteta është që do të luaj deri sa dikush të jetë më i mirë se unë… gjë që do të thotë që do të luaj akoma”.

“Ibrakadabra” ka rrëfyer arsyen që vazhdon ende të luaj duke theksuar edhe njëherë karakterin e tij të fortë.

“Adrenalina që ndjej kur luaj është ajo që më bën të vazhdoj, e di që një ditë nuk do ta kem më, por ky është një problem për të gjithë futbollistët sepse jemi të programuar vetëm për këtë dhe nuk mund të bëjmë tjetër.”

Kur bën këtë gjë për 20 vjet në këmbim merr adrenalinë. Kur të mungon e gjithë kjo duhet t’ia nisësh nga zero. Çfarëdo të ndodhi unë do të jem gjithmonë ky që jam, i pëlqej ose jo njerëzve. Unë luaj me shumë  emocion për Milanin pas ky klub më ka falur shumë lumturi, rikthimi në Champions ka qen fantastik”.

Në përfundim të intervistës Ibra ka ndarë një këshillë edhe për lojtarët e rinj.

“Është e thjesht ti thuash një fëmije të besosh në vetvete, por është e vështir ta bësh. Duhet të qëndroni të rrethuar nga persona pozitiv sepse ata negativët kurrë nuk do të duan që të keni sukses”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.