Askush nuk do të qëndrojë, sulmuesi heq dorë nga 22 milionë euro pagë që të largohet nga Arsenali










Sulmuesi i Arsenalit, Uillian është gati të bëjë një çmenduri vetëm që të rikthehet të luajë në vendlindje, duke hequr dorë nga paga prej 22 milionë eurosh në kontratën që ka aktualisht me ‘’topçinjtë’’.
askush

33-vjeçari iu bashkuar Arsenalit në vitin 2020 nga skuadra e Çelsit, por nuk ka arritur të gjejë formën më të mirë duke dalë jashtë planeve të trajner Mikel Arteta. Korinthias shfaqi interes konkret për të transferuar ish-lojtarin aty ky nisi karrierën në vitin 2006.

Aktualisht Uillian fiton 220 mijë paund në javë te Arsenali, por është gati të heqë dorë në mënyrë që të largohet falas. Në këtë mënyrë Arsenali do të fitonte shumë pasi një shumë e tillë është mjaft e madhe.

Një gjë e tillë ndodhi dhe me mesfushorin Mesut Ozil i cili hoqi dorë nga paga 330 mijë paund në javë për tu larguar drejt Fenerbaçes vitin e kaluar, por sipas ‘’Daily Mail’’, ‘’topçinjtë’’ ende i paguajnë një pjesë të pagës turko-gjermanit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *