Askush nuk e priste! Brajton zyrtarizon largimin e Roberto De Zerbit, trajneri: Jam shumë i trishtuar

askush nuk e priste brajton zyrtarizon largimin e roberto de zerbit trajneri jam shume i trishtuar































Roberto De Zerbi do t’i japë lamtumirën Brajtonit me përfundimin e ndeshjes së fundit të kampionatit që klubi i tij luan nesër ndaj Mançester Junajtid.

de zerbi

Vendimi është bërë zyrtar në mënyrë të papritur nga klubi anglez, vetëm pak orë pasi u publikua intervista e trajnerit ku ai theksonte se nuk mendonte për largimin, pir duhej të diskutonte gjithçka me drejtuesit.

Në komunikatë bëhej e ditur se palët kishin rënë dakord për ndërprerjen e kontratës pas thuajse dy vitesh shumë të suksesshme në të cilat De Zerbi ndihmoi Brajtonin të kualifikohej për herë të parë në kompeticionet europiane.

“Kemi rënë dakord që të zgjidhim kontratën me Roberton, në një moment të përshtatshëm për të dy palët, duke na dhënë mundësinë që të planifikojmë sezonin e ardhshëm dhe duke i dhënë Robertos të gjithë kohën e duhur për të marrë në konsideratë lëvizjet e tij të radhës për të ardhmen”, ishin fjalët e pronarit Toni Blum në komunikatën që u shpërnda për këtë vendim.

“Jam shumë i trishtuar që po largohem nga Brajton, por jam shumë krenar për atë që lojtarët dhe stafi im kanë arritur me mbështetjen e të gjithë klubit dhe tifozëve në dy sezonet e fundit historike”, ishte reagimi i De Zerbit.

“Kam kaluar dy vite intensive dhe stimuluese duke punuar në Premier Ligë, duke konkurruar në katër kompeticione të rëndësishme në këtë sezon. Largimi tani më jep kohën që të kem pak pushime para se të vendos për projektet e mia të së ardhmes”, tha trajneri italian i cili është përfolur si një kandidat i mundshëm për Bajern Mynih dhe Milanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts