Askush si ata, Atletiko Madrid bëhet i pari ekip në historinë e Champions-it që…






Një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë për Atletiko Madridin me spanjollët që eliminuan Mançester Junajtidin me rezultatin 0-1 dhe kualifikohen për në çerekfinale të Champions-it. Por me këtë arritje ata kanë vendosur një rekord.

simeone1

Atletiko Madrid është i pari ekip në historinë e Champions-it që arrin në fazën çerekfinale, por pa fituar asnjë ndeshje në shtëpi. Skuadra e Simeones këtë sezon ka barazuar në shtëpi me Porton dhe Mançester Junajtidin, por dhe ka humbur ndaj Liverpulit dhe Milanit.

Jo vetëm kaq, por spanjollët janë i vetmi ekip që ka eliminuar të tre skuadrat angleze që kanë fituar Champions-in. Përkatësisht Çelsin në gjysmëfinale (2013-2014), Liverpulin (2019-2020) dhe Mançester Junajtidin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.