“Askush s’kishte menduar për sportistët”, Rama tregon ‘rrugëtimin’ e sportit: E nisëm me ‘ringjalljen’ e edukimit fizik në shkolla

askush skishte menduar per sportistet rama tregon rrugetimin e sportit e nisem me ringjalljen e edukimit fizik ne shkolla
askush skishte menduar per sportistet rama tregon rrugetimin e sportit e nisem me ringjalljen e edukimit fizik ne shkolla

Kryeministri Edi Rama ka treguar rrugëtimin e sportit në Shqipëri, ndërsa pohoi se askush nuk kishte menduar më parë për sportistët.

Ai tha se qeveria e ka nisur punën me edukimin fizik në shkolla.

“Askush nuk ka menduar për sportistët më herët, por ne e kemi lënë pas atë kohë. Kur ne kemi marrë detyrën, Shqipëria vinte pas 20 e kusur vitesh të braktisjes së plotë të edukimit fizik në sistemin e shkollës. Ne nisëm me ringjalljen e edukimit fizik në shkollë. Na u desh kohë që të kishim mundësi financiare për tëshkuar më tutje. Tani kemi një fond për sportet në shkolla. Ka shumë fëmijë të talentuar që duan të ushtrojnë sporte. Ka rëndësi për një shoqëri që të gjithë fëmijët të kenë mundësi, që krahës shkollës të bëjnë aktivitete fizike, të jetojnë një pjesë të ditës me sportin. Sepse kështu ata bëhen më të fortë, më të vetëdijshëm për trupin dhe qytetarë më të mirë, më socialë dhe më të përgatitur për të bashkëjetuar me të tjerë. Duke ecur në këtë drejtim do të shohim frytet e kësaj lëvizjeje edhe në nivelin e kampionateve tona. Në mbyllje i dashur Alvin, dua të them se prania jote sot është shumë e rëndësishme për ne këtu. Po aq e rëndësishme sa një president nga vendi i Evropës. Je shëmbëlltyra e flamurit tonë kombëtar.”, tha ai gjatë ceremonisë së dhënies së medaljes “Ylli i Mirënjohjes Publike” për kampionin e karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts