Partia Demokratike ka dalë me reagim zyrtar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që tha s=se PS do të konsultohet me PD-në për emrin e Presidentit të ri të vendit, pas shkarkimit të kreut të shtetit Ilir Meta.
Sipas PD-së, qëllimi i kryeministrit është “që të largojë vëmendjen” dhe ndaj “vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet”.
Partia Demokratike thekson se detyra e tyre ndaj shqiptarëve është “të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend”.
“Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, thuhet në reagim.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim.
Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet.
Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.
Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.
Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.
LEXO EDHE
“Do konsultohemi me PD-në për emrin e presidentit të ri”- Rama: Votojmë në bllok për shkarkimin e Metës. Demokratët do t’i presim deri kur të…
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al