Asnjë fitore dhe 10 gola të shënuara, shikoni statistikat interesante të javës së çmendur të Superiores





0-Asnjë fitore në javën e tretë të Superiores, ku të pesë ndeshjet u mbyllën në shenjën “X”. Teuta dhe Dinamo ishin të vetmet skuadra që nuk shënuan gol në këtë javë.

Topi i Superiores

9- Në javën e tretë kishim pesë barazime dhe duke i shtuar edhe katër të javës së shkuar shkon në nëntë numri i ndeshjeve që janë mbyllur në barazim në 270 minutat e para. Nisur nga përfundimet e 15 ndeshjeve, i bie që deri tani 60% e sfidave të Superiores janë mbyllur në barazim.

10- Në javën e tretë të kampionatit të 83-të të Superiores u shënuan 10 gola duke e çuar në total në 43 gola të shënuar deri tani në 15 ndeshje, me një mesatare 2.86 gola për ndeshje ose 14.3 gola për javë.

31-Në krahasim me dy javët e shkuara, në javën që sapo u mbyll kemi rekord ndëshkimesh me kartonë të verdhë. 27 ishin kartonët e verdhë në start, 17 në javën e dytë, ndërsa në javën e tretë arbitrat e kanë nxjerrë kartonin e verdhë nga xhepi në 31 raste. Dy nga këto kartonë kanë shkuar edhe për pjesëtarë stafesh, trajneri Ndreu i Kastriotit dhe zv.trajneri Thartori i Egnatias. Këtë javë u regjistrua edhe një karton i kuq, i cili shkoi për Bruno Lulajn e Kukësit, pasi mori dy kartonë të verdhë në duelin me Laçin

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *