Asnjë fitues i qartë në zgjedhjet parlamentare bullgare

11:42 12/07/2021

Nga këto zgjedhje të dyta kombëtare Maqedonia e Veriut pret ndryshim në politikën e Sofjes

Partia e ish-kryeministrit Bojko Borissov mori një epërsi të ngushtë në zgjedhjet kombëtare të Bullgarisë e dyta e vendit në tre muaj.

GERB partia e qendrës së djathtë që nuk kishte gjasa të dilte si fituese e qartë, megjithatë, fitoi 24% të votave. Po ashtu edhe partia “Ka një popull të tillë”, me në krye prezantuesin televiziv, Slavi Trifonov, arriti që të merrte 23.48% të votave.

Disa akuza të reja për keqpërdorim të fondeve qeveritare nga administratat e udhëhequra nga GERB, e ulën mbështetjen për këtë parti në prag të zgjedhjeve. Grupimet “Bullgaria Demokratike” dhe “Stand Up”! “Jashtë mafies”! morën përkatësisht 12.6% dhe 5% të votave.  Presidenti Rumen Radev u kishte kërkuar bullgarëve të marrin pjesë në zgjedhjet kombëtare. Sipas tij kjo ishte mënyra për të krijuar një qeveri energjike, të parashikueshme dhe legjitime.

GERB ka qenë në pushtet për pjesën më të madhe të dekadës së kaluar, me Borissov në krye të saj.  Partia kishte fituar zgjedhjet e rregullta parlamentare në 4 Prill me 26%, por dështoi në kërkimin e partnerëve të koalicionit. 

Partitë e tjera refuzuan të formonin një koalicion qeverisës për të zëvendësuar administratën e përkohshme që u emërua pas zgjedhjeve, për shkak të zemërimit të përhapur ndaj korrupsionit dhe keqadministrimit.

Nga këto zgjedhje të dyta kombëtare Maqedonia e Veriut pret ndryshim në politikën e Sofjes. Në nëntor të vitit të kaluar, Bullgaria, si vend anëtar i Bashkimit Europan, ka përdorur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke i bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Sofja kërkon fillimisht zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për gjuhën maqedonase, identitetin dhe aspekte të tjera historike, me pretendimet se ato kanë prejardhje bullgare.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *