Asnjë humbje jete nga COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 35 raste të reja 24 orët e fundit

KOSOVA

Kosova ka marrë një lajm të mirë sot pasi askush në 24 orët e fundit nuk ka vdekur nga COVID-19.
Zero vdekje ka qenë bilanci i fundit teksa janë regjistruar 35 raste të reja.

9 raste pati Prishtina kurse qytetet e tjera kishin nga 4 ose më pak. Po ashtu 180 pacientë fituan betejën me COVID-19 në po kaq orë.

Në krahasim me dje Kosova sot ka shumë më pak raste ndaj COVID-19 teksa vendi po përparon me vaksinimin dhe po lehtëson masat.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK he laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.199 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 35 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107.213 raste nga 588.812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 180 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.279 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.695.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Klinë 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Pejë, Podujevë, Rahovec, Shtime dhe Viti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *