
09:05 13/04/2022
Zëvendëskryeministria e Ukrainës ka deklaruar këtë mëngjes se nuk ka qenë e mundur të hapen korridoret humanitare sot për evakuimin e civilëve në qytetet e rrethuara. Iryna Vereshchuk vuri në dukje se puna ishte në vazhdim për t’i rihapur ato.
Ajo gjithashtu akuzoi forcat ruse për shkeljen e armëpushimit dhe bllokimin e autobusëve që evakuonin civilët nëpërmjet një postimi në Telegram.
Kjo vjen pasi kryetari i Mariupolit, një nga qytetet më të bombarduara në Ukrainë, tha se më shumë se 100,000 banorë janë ende në pritje për t’u evakuuar nga zona./tvklan.al