“Asnjë terrorist nuk është i imunizuar”, Netanyahu për luftën me Hamasin: Izraeli nuk do ndalet deri në fitore

asnje terrorist nuk eshte i imunizuar netanyahu per luften me hamasin izraeli nuk do ndalet deri ne fitore

Lideri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se kishte një “mesazh të qartë” për armiqtë e Izraelit dhe ai ishte se ajo që ndodhi më 7 tetor “nuk do të ndodhë më”.

Në një takim të kabinetit, Netanyahu tha se Izraeli “nuk po ndalet deri në fitore”. “Çdo konsideratë tjetër duhet të lihet mënjanë dhe ne duhet të vazhdojmë deri në fitoren totale. Asnjë terrorist nuk është i imunizuar. Ne jemi të vendosur që t’i mbrojmë qytetarët tanë dhe t’i kthejmë banorët e veriut të sigurt në shtëpitë e tyre. Ky është një synim kombëtar që të gjithë e ndajmë dhe të cilin të gjithë po punojmë për ta arritur me përgjegjësi. Nëse mundemi, do ta bëjmë në mënyrë diplomatike, dhe nëse jo, do të punojmë në mënyra të tjera”, u shpreh ai.

Që prej fillimit të lutës, më 7 tetor, referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, të paktën 22,722 palestinezë, përfshirë 9,600 fëmijë, janë vrarë nga ushtria izraelite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts