“Asnjë varr nuk është i dëmtuar”/ Kafka e djegur e një gruaje u gjet pranë varrezave të Beratit, ja dyshimet e policisë (Detajet)

asnje varr nuk eshte i demtuar kafka e djegur e nje gruaje u gjet prane varrezave te beratit ja dyshimet e policise detajet
asnje varr nuk eshte i demtuar kafka e djegur e nje gruaje u gjet prane varrezave te beratit ja dyshimet e policise detajet

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me kafkën e gjetur dje në afërsi të varrezave të Burdulliasit në Berat, që i përkiste një gruaje. Gazetarja Eneida Petova në një lidhje live për News24 bëri me dije se kafka e dekompozuar, ishte futur në një qese, e cila ishte lidhur. Ndërkohë, nga këqyrja e kafkës, mendohet se ajo ishte djegur më parë.

Ajo është gjetur nga punëtorët e varrezave, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Duke iu referuar burimeve, gazetarja tha se nga këqyrja e të gjitha varreve të në këto varreza nuk janë të dëmtuara, ndërsa mendohet se kafka është hedhur aty.

Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj. Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë në këtë zonë, por duke qenë se bizneset dhe shtëpitë pranë varrezave nuk kanë kamera, zbardhja e detajeve do të jetë e vështirë. Ndërkohë, identifikimi i personit që i përkasin eshtrat do të bëjë të mundur dhe hetimet për pas të rrethanave të ngjarjes.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts