
17:40 29/03/2021
Autoritetet: Falë vaksinimit po reduktohen pasojat e rënda
Nga Britania e Madhe vijnë efektet e para shpresëdhënëse nga procesi i vaksinimit antiCovid. Instituti i Shëndetit Publik në Angli njoftoi se falë vaksinimit, këtë 24-orësh nuk u shënua asnjë rast vdekjesh nga koronavirusi në Londër.
Kjo është hera e parë në gjithë periudhën e pandemisë që në kryeqytetin britanik nuk shënohet asnjë viktimë ditore. Vdekjet nga Covid-19 në Londër përbëjnë 12% të totalit të viktimave në shkallë kombëtare.
Në të gjithë Britaninë e Madhe, këtë 24-orësh janë shënuar 19 viktima dhe numri i tyre, ashtu si infektimet janë në rënie të vazhdueshme. Kuota e të vaksinuarve me të paktën 1 doza ka arritur në 45%, ndër më të lartat në botë.
Shifrat më të larta të infektimeve në kontinent vijon ti ketë Franca me mbi 37 mijë raste ditore. Harta e rajoneve nën bllokadë të plotë u zgjerua me 3 këtë të Hënë në Itali, duke e çuar numrin e tyre në 13 në total.
Në Greqi situata e terapisë intensive vijon të rëndohet. Me aktivizimin e shtretërve në spitalet private të Athinës, arrin në 735 numri i të shtruarve, nga 700 që janë kapacitetet shtetërore.
Tv Klan
Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al