Asnjë viktimë, Kosova regjistron vetëm dy raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Të shtunën, Kosova regjistroi dy raste të reja me koronavirus, njoftuan autoritetet shëndetësore. Ndërkohë që nuk raportohet asnjë vdekje. Numri i rasteve të reja, del pas testimit të 1.944 mostrave. Ndërkaq, gjatë 24 orëve janë shëruar tre pacientë.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 17 korrik, Kosova ka regjistruar 107.894 raste me koronavirus. Prej tyre, 2.264 persona kanë vdekur dhe 105.531 janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë raste aktive janë 98. Ndërkaq sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orë janë administruar 12.430 doza të vaksinës.

Në total, Kosova ka administruar 310.415 doza të vaksinës, ku 90.165 persona janë vaksinuar plotësisht (me dy doza), ndërkaq 220.250 persona janë vaksinuar me dozën e parë.

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon që deri në fund të vitit të vaksinojë kundër COVID-19 60 për qind të popullatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *