Asnjë viktimë në 24 orë, identifikohen 25 raste të reja me COVID në Kosovë

asnje viktime ne 24 ore identifikohen 25 raste te reja me covid ne kosove
asnje viktime ne 24 ore identifikohen 25 raste te reja me covid ne kosove

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 200 teste, prej të cilëve 25 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për COVID.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Sakaq në total numri i rasteve aktive është 94.

Njoftimi i plotë:

17 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.099 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.054 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 200 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.274.

Në total numri i rasteve aktive është 94.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts