Asnjë viktimë në 24 orë, identifikohen vetëm katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar katër raste të reja më koronavirus.

Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu bëjnë me dije se në 24 orë janë dhënë 711 doza të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive me COVID është 312.

19 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës.

Deri më sot 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.368 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.961. Në total numri i rasteve aktive është 312.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.