Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, identifikohen 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë nuk është shënuar asnjë  viktimë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 2,288 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë për COVID 10 qytetarë.

Sakaq numri total i rasteve aktive është 319.

Njoftimi-08 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës.

Deri më sot 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.288 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.853. Në total numri i rasteve aktive është 319.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *