Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, identifikohen 10 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja, nga 1, 231 teste të realizuar për COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë viktimë në 24 orë.

Ndërsa 13 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruave në  157,711 persona.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të mos hezitojnë, por të vaksinohen kundër Covid për të parandaluar përhapjen e virusit.

22 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Nga 1.231 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

– Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.

– Në total numri i rasteve aktive është 232.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *