Asnjë viktimë në Kosovë, identifikohen mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë identifikuar 3,628 raste të reja me COVID nga 14, 479 teste të kryera.

Ndërkohë numri total i rasteve aktive është 33,952.

29 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës.

Deri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991.

Në total numri i rasteve aktive është 33.952.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *