
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar si të infektuar 3 qytetarë.
Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit.
Në këtë interval kohor, 2 qytetarë janë shpallur të shëruar, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 105.538.
Në total, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, numri i rasteve aktive është 104.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
19 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.091 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.538.
Në total numri i rasteve aktive është 104.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al