Asnjë viktimë, ulen rastet e infektimeve nga COVID-19 në Kosovë

Janë ulur rastet e infektimeve nga COVID-19 në Kosovë. Fatmirësisht në 24-orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 11 raste të reja të infektuara me këtë virus, ndërsa dje u raportuan 17 raste.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

18 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës.

Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.

Në total numri i rasteve aktive është 400.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.