AstraZeneca fsheh 30 milionë doza vaksinash në Itali, ja çfarë pritet të ndodhë

Rreth 30 milionë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca janë gjetur në një fabrikë italiane dhe pritet që të eksportohen drejt Britanisë së Madhe, shkruajnë mediat italiane. Sipas La Stampa, sasia e gjetur ishte fshehur në fabrikën Catalent Anagni.

Dozat ishin gati të transportoheshin në drejtim të Britanisë, por autoritetet italiane e zbuluan këtë sasi, si pjesë e një hetimi të nisur nga Komisioni Evropian. Sasia e gjetur është tepër e rëndësishme për Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, që pritet t’i përdorin ato për vaksinimin e popullatës.

Kujtojmë që shumë vende të Evropës, përfshirë dhe Shqipërinë kanë përdorur vaksinat e prodhuara nga AstraZeneca. Vaksina e prodhuar nga kjo kompani ka kaluar çdo testim nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetit.

Madje, edhe pretendimet se vaksina shkaktonte mpiksje të gjakut ka rënë poshtë dhe shtetet që e kishin pezulluar përkohësisht injektimin e kësaj vaksine tek njerëzit, kanë rinisur procesin e vaksinimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *