AstraZeneca pezullohet në 18 shtete europiane

14:12 16/03/2021

Po hetohen disa seri të vaksinës

Bordet vlerësuese të vaksinave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencisë Europiane të Barnave do të zhvillojnë këtë të Martë, mbledhje urgjente pas pezullimit të pjesshëm ose të plotë të injeksioneve të AstraZeneca-s nga 18 vende europiane.

Disa të vaksinuar në këto vende zhvilluan trombe në gjak, që çuan deri në vdekjen e disa personave. Megjithatë është e paqartë nëse trombozat janë shkaktuar apo jo nga vaksinat.

Statistikat e deritanishme tregojnë se mes rreth 17 milionë personave të injektuar me AstraZeneca në Europë përfshirë edhe Britaninë e Madhe, 37 prej tyre kanë zhvilluar trombozë në gjak, mes të cilave edhe raste vdekjesh.

Drejtuesi i Agjencisë Italiane për Barnat, Giorgio Palù thotë se deri tani nuk ka asnjë argumentim shkak-pasojë për këto raste. Sipas ekspertëve edhe nëse vërtetohet kjo lidhje, shifra rasteve të trombozave është e papërfillshme dhe nuk është arsye për të ndalur vaksinimin.

Disa vende si Italia, Austria, Rumania, Luksemburgu dhe vendet baltike dyshojnë se probleme kanë disa seri të vaksinës AstraZeneca. Mes serive që shfaqen në këtë tabelë, e para po hetohet nga prokurorët në rajonin e Piemontes në Itali për vdekjen e një mësuesi të Dielën.

E dyta është pezulluar në Itali dhe Rumani, pas disa rasteve të trombeve tek të vaksinuarit, ndërsa e treta në Austri pas vdekjes së një infermiereje 49-vjeçare.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *