AstraZeneca pranë miratimit në SHBA

11:23 16/03/2021

Paneli i ekspertëve shqyrton të dhënat e fazës së tretë të provave klinike

Rezultatet e shumëpritura nga faza e tretë e prova klinike të vaksinës së AstraZeneca me 30 mijë vetë në SHBA, janë duke u shqyrtuar nga një panel i pavarur ekspertësh. Ata do të përcaktojnë nëse vaksina është e sigurtë dhe efikase, tha Dr. Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit.

Nëse të dhënat janë pozitive dhe gjithçka shkon mirë, sipas Dr. Francis Administrata e Ushqimit dhe Barnave e ShBA-së mund të përfundojë rishikimin e saj dhe të lëshojë autorizimin për përdorim emergjent brenda një muaji, duke shtuar një vaksinë më shumë në arsenalin amerikan.

Vaksina AstraZeneca-s, e zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, është autorizuar deri më tani për përdorim në Bashkimin Europian dhe në shumë vende, por ende jo në ShBA.

Disa vende të BE kanë ndaluar administrimin e vaksinës pas raporteve nga Danimarka dhe Norvegjia për efekte të mundshme anësore, duke përfshirë gjakderdhje dhe mpiksjen e gjakut.

I pyetur për ato çështje, Collins tha se ai nuk i ka parë personalisht të dhënat, por ishte inkurajuar nga deklaratat e rregullatorëve europianë se problemet mund të ndodhin rastësisht dhe se nuk kanë të bëjnë me vaksinën.

“Shtimi i një vaksine tjetër, sidomos nëse ndodh brenda javëve të ardhshme do të ishte një hap shumë pozitiv për ShBA-në. Padyshim ne do të ndjekim zhvillimet në botë, por për rastin tonë, kemi garancitë maksimale nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave”, u shpreh Collins.

Një komitet këshillimor ekspertësh i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është gjithashtu duke shqyrtuar çështjen.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *