“AstraZeneca” u shpall e sigurtë, reagon Rama: Vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë nga…

SHPËRNDAJE

Pas vendimit të Agjencisë Europiane të Barnave se vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive, duke kërkuar që t’i hapet drita jeshile rifillimit të vaksinimit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
rama7

Në një postim në facebook, Rama shkruan: “Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA”

Po ashtu Kryeministri shkruan se vaksinimi duhet të vijojë për të këputur sa më shumë hallka nga zinxhiri i infektimeve, që më pas do na nxjerrë përfundimisht nga zinxhiri i pandemisë.

“Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”, përfundon Rama.

Kujtojmë se Shqipëria nuk e ndali për asnjë moment vaksinimin e mësuesve me vaksinën “AstraZeneca”, pavarësisht hezitimit dhe frikës së arsimtarëve. Vetë ministrja Manastirliu tha disa ditë më parë se të gjithë mësuesit që kanë shfaqur hezitim për të marrë dozat e vaksinës janë trajtuar nga ekspertë që u kanë shpjeguar se vaksina ishte e sigurtë.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *