“Ata duan lukse dhe pishina, por…”, bashkëpunëtori i Putinit bën propozimin e veçantë: T’ua marrim pasuritë oligarkëve e të mbushim fondet e luftës

ata duan lukse dhe pishina por bashkepunetori i putinit ben propozimin e vecante tua marrim pasurite oligarkeve e te mbushim fondet e luftes
ata duan lukse dhe pishina por bashkepunetori i putinit ben propozimin e vecante tua marrim pasurite oligarkeve e te mbushim fondet e luftes

Lufta në Ukrainë, e cila ka nisur që në shkurt të këtij viti, ka kërkuar fonde të shumta përveç humbjes së jetëve të ushtarëve që kanë krijuar mungesa në radhët e trupave të Putinit.

Për të “mbushur” buxhetin e luftës, Yevgeny Prigozhin drejtuesi i grupit të mercenarëve “Wagner” dhe njëkohësisht një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Putinit, ka bërë një propozim jo të zakontë.

Ai ka deklaruar se masa që duhet të merret është sekuestrimi i pasurisë së oligarkëve rusë dhe me to të financohen operacionet e ushtrisë.

“Ata janë të frikësuar. Atyre u pëlqen rehatia e tyre. Në mbrëmje duan të zhyten në një pishinë të ngrohtë dhe të kënaqen. Ata duhet ë kuptojnë se duhet të ndahen nga bota joshëse, restorantet, llixhat, pishina. Sa më shpejt, aq më mirë”, tha 61-vjeçari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts