“Ata janë populli dhe territori ynë”/ Lideri çeçen i gatshëm të udhëheqë luftën ruse për pushtimin e Ukrainës

Rusia duhet të pushtojë Ukrainën nëse presidenti Vladimir Zelensky, nuk ndryshon kursin e politikës së tij anti-ruse, tha lideri çeçen Ramzan Kadyrov.

Duke folur në konferencën e tij vjetore për shtyp, Kadyrov shprehu mendimin e tij se ukrainasit janë gjithashtu “popull rus”. Çeçenia, e udhëhequr nga Kadyrov që nga viti 2007, është një republikë ruse në jug të vendit, në kufi me Gjeorgjinë.

Në fakt, Kadyrov kishte zhvilluar një luftë për pavarësi të Çeçenisë (1999-2000), njëjtë sikurse edhe babai i tij (1991-1992) kur kishte shpallur pavarësinë e këtij rajoni, por në dy rastet kryengritjet ishin shtypur nga Rusia. Më pas, Kadyrov ishte bërë mik me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe falë përkrahjes së tij, ai është gati mbret në Çeçeni.

“Bindja ime e thellë është se nëse Zelensky dhe ekipi i tij sillen në këtë mënyrë, Ukraina duhet të bashkohet me vendin tonë. Ukrainasit janë populli ynë. Ky është territori ynë. Ky është mendimi im”, tha Kadyrov, duke theksuar se ai do të ishte gati për të nisur një ofensivë për të “aneksuar Ukrainën” nëse udhëzohet për ta bërë këtë.

“Po të më kishin besuar do ta kisha zgjidhur shumë kohë më parë”, tha ai.

Këto komente vijnë ndërkohë që tensionet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës mbeten të larta. Javët e fundit, mediat perëndimore kanë pohuar se Kremlini zyrtar po rrit praninë e trupave të tij në kufi dhe po planifikon pushtimin e Ukrainës.

Moska i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza dhe Kremlini ka thënë vazhdimisht se nuk përbën kërcënim për asnjë vend tjetër. Megjithatë, Kadyrov ka një mendim krejtësisht të ndryshëm dhe dëshiron që Rusia ta zgjidhë çështjen me Ukrainën ushtarakisht.

Sipas liderit çeçen, presidenti rus Vladimir Putin, duhet të refuzojë të lejojë vendet e huaja t’i diktojnë kushte Moskës, sepse “siguria e shtetit dhe e njerëzve” është gjëja më e rëndësishme dhe luftëtarët nga ky rajon janë “absolutisht të gatshëm të shkojnë dhe të zbatojnë urdhrat pa probleme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.