“Ata kanë helmin, ne ilaçin”- Veliaj: 40% e listës së PS janë zonja dhe zonjusha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me forumin e gruas tha se risia e Partisë Socialiste që nuk e ka bërë asnjë parti tjetër është se nga 12 qarqe, 11 do të drejtohen nga gratë.

66f3eee1-4271-4e95-a82b-f2ff4c61fc3e

“Sot lista e Tiranës ka 40% zonja dhe zonjusha. Unë them që është një lajm fantastik. Tani mënyra se si funksionon lista është shumë e thjeshtë, listat në partitë e tjera janë proporcionale, listat brenda nesh janë maxhoritare. Kjo do të thotë që nuk ka fare rëndësi ku është renditja në listë në qoftë se ne kemi mbështetje publike për të mbështetur njëra-tjetrën, për të promovuar njëra-tjetrën si komunitet zonjash dhe zonjushash në forumin e gruas, atëherë është absolutisht e mundur që secili të  vlerësohet mbi kontributet, energjinë që ka mbledhur dhe çfarë ka sjellë në Partinë Socialiste”, u shpreh Veliaj.

Për listat, duke bërë një krahasim të prurjeve të Partisë Socialiste me kandidaturat e partive të tjera, Veliaj tha se duket që janë dy botë dhe dy mentalitete totalisht të ndryshme.

“Kur krahasoj që në listën tonë drejton Luljeta Bozo profesoresha jonë kurse në listën e tyre profesor Sali Berisha, është vërtetë e tmerrshme. Çfarë kontrasti masiv i dikujt që të ndihmon të ruash mend e kokës, që të këshillon, që është profesionist, që ishte aty të të qetësoj krahasuar me dikë që vetëm vjell helm, vetëm vjell përçarje. Dy mentalitete krejt ndryshe dikush që është ilaç dhe dikush që është helm dhe toksinë për shoqërinë, diferencë shumë e madhe”, nënvizoi kryebashkiaku.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *