“Ata po kërkojnë një mënyrë për t’i hequr qafe”, ish-koloneli serb: Afganët mund të qëndrojnë përgjithmonë në Kosovë e Metohi, kërcënim për Serbinë

“Ardhja e paralajmëruar e afganëve në Kosovë paraqet një kërcënim serioz për sigurinë e serbëve dhe Serbisë”, ka deklaruar ish-kreu i Shërbimit Informativ, Tomislav Đurin, shkruajnë mediat serbe.

Đurin, një kolonel në pension, shpjegoi se afganët që do të shkojnë në Kosovë janë njerëz të aftë me përvojë në luftime, dhe deklaron se ekziston mundësia e qëndrimit të tyre të përhershëm në Kosovë, pasi Shtetet e Bashkuara mund të anulojnë vizat për mbërritjen e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Ai i tha mediave serbe se veçanërisht duhet të kihet parasysh fanatizmi fetar i afganëve, pavarësisht nga ana e kujt ishin ata gjatë 20 viteve të mëparshme të konfliktit.

Ai deklaroi se ardhja e tyre ndryshon jo vetëm pamjen etnike në Kosovë, por edhe atë fetare, dhe se faktori islamik do të forcohet.

Gjithashtu, ai beson, se duhet të dihet se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë verifikuar bashkëpunëtorët mes tyre, në mënyrë që të hapet një kanal tjetër i rrjedhjes së të dhënave interesante të inteligjencës nga ajo zonë dhe më gjerë.

“Shtetet e Bashkuara po i shikojnë këta njerëz me zhgënjim, sepse sipas Presidentit amerikan Joseph Biden, ata nuk donin të luftonin për vendin e tyre me gjithë ndihmën dhe mbështetjen ushtarake amerikane. Kush ka nevojë për materiale të tilla njerëzore? Ata po kërkojnë një mënyrë për t’i hequr qafe. Duket se ata fatkeqësisht e kanë gjetur atë në rajonin tonë”, tha Đurin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *