“Ata që bëjnë selfie të na hiqen sysh”- Kreu i PD në Krujë: Deputetët po na zhgënjejnë, ka ikur koha e servilëve






sabah shetaKryetari i PD në Krujë, Sabah Sheta ka mbështetur liderin demokrat, Lulzim Basha në misionin e tij. Panorama.al mëson se në Kolegjin e Kryetarëve, Sheta është shprehur i zhgënjyer nga deputetët.

Ai është shprehur se deputetët që bëjnë selfie nuk duan t’i shohin më, pasi PD ka nevojë për njerëz që e duan Shqipërinë dhe Partinë Demokratike.

“Deputetët janë pjesa e jonë, por po na zhgënjejnë. Ka ikur koha e servilëve. Duhen njerëz qe e duan Shqipërinë dhe PD, tani te kërkoj diçka, je pjese e këtyre burrave qe t’i rrime deri ne fund kësaj pune? E shoh që të gjithë  këtu jemi te përkushtuar, prandaj ata te selfieve te na hiqen sysh” u shpreh Sheta.

Kujtojmë se në Kolegjin e Kryetarëve, i cili u mblodh nje dite pas grupit parlamentar, Basha ka marrë mbështetjen e shumicës prej tyre.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.