Atentat me armë ndihmësit të Presidentit ukrainas

15:00 22/09/2021

Këshilltari i Zelenskyy:  Sulmi i qëllimshëm, autorët lidhen me oligarkët në vend

Qëllohet me armë makina e ndihmësit kryesor të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Më shumë se 10 plumba janë shtënë në drejtim të mjetit duke lënë për pasojë të plagosur drejtuesin e makinës, por ndihmësi Serhiy Shefir nuk është lënduar.

Incidenti ndodhi pranë fshatit Lesnyky, rreth pesë kilometra larg kryeqytetit Kiev. Autoritetet ukrainase kanë hapur një çështje penale ku dyshohet për vrasje me paremendim.

Aktualisht, një operacion special policor është duke u zhvilluar për të kërkuar autorët.

Këshilltari i Zelenskyy, Mykhailo Podolyak tha se motivi i ngjarjes mund të jenë edhe përpjekjet e Presidentit për të sulmuar oligarkët.

Këtë javë, parlamenti ukrainas do të debatojë mbi një ligj presidencial që synon zvogëlimin e ndikimit të oligarkëve.

Presidenti ukraninas ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *