Atentat në sy të gruas, vritet me plumb në kokë gazetari në Filipine

Një person i armatosur ka vrarë një gazetarin Hesus Malabanan në Filipine. 59-vjeçari ishte duke u futur në një dyqan ku i është bërë pritë dhe është qëlluar me plumb në kokë.

Autorët thuhet se ishin dy dhe pas krimit janë larguar me motor midis lagjeve. Mila, gruaja e gazetarit ka thënë se nuk ka mundur t’i identifikojë sulmuesit, për shkak se në ato momente kishte errësirë.

Të dyshuarit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e policia akoma është duke i kërkuar. Organizata të pavarura dhe gazetarë nga Filipine, kanë dënuar ashpër vrasjen.

Këtë e bëri edhe presidenti Rodrigo Duterte, i cili premtoi se do të arrestoj vrasësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *