Atentat Presidentit kolumbian, helikopteri me të cilën udhëtonte qëllohet me breshëri plumbash, publikohen pamjet (VIDEO)

Presidentit të Kolumbisë, Ivan Duque, i është bërë atentat teksa ai ishte duke fluturuar me një helikopter.

Kjo gjë është konfirmuar nga vetë presidenti, i cili në një deklaratë për mediat tha: “Helikopteri në të cilin po fluturonim ishte objektivi i një sulmi”.

Më tej ai shtoi, se në mjetin fluturues shiheshin dukshëm vrimat e plumbave.

“Kjo qeveri nuk do të humbasë asnjë minutë në luftën kundër trafikut të drogës, terrorizmit dhe krimit të organizuar”, deklaroi presidenti kolumbian.

Sipas informacioneve, Duque, ishte i shoqëruar në helikopter nga ministri i Mbrotjes Diego Molano dhe ai i Brendshëm, Daniel Palacio. Ato ndodheshin në afërsi me kufirit me Venezuelën kur u qëlluan. Fatmirësisht, asnjëri prej zyrtarëve të lartë nuk është lënduar, ndërsa në një video të bërë virale, shihet se helikopteri është prekur nga 6 plumba.

Sipas videos, helikopteri ”Blackhawk” u godit në trup, rrota dhe bisht.

“Frikacakët që sulmuan presidentin dhe ekipin qeveritar duhet të kenë edhe më shumë frikë. Ne do të ndjekim me vendosmëri ata që kërkojnë të destabilizojnë këtë vend. Institucionet tona janë mbi çdo kërcënim”, shkroi Molano në wëitter.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *