Atentati ndaj kryeministrit sllovak, kush është shkrimtari i njohur që qëlloi mbi Robert Ficon

atentati ndaj kryeministrit sllovak kush eshte shkrimtari i njohur qe qelloi mbi robert ficon































Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është sipas mediave vendase, autori i ngjarjes së ndodhur në qytetin Hadlova, ku ai tentoi të vriste kryeministrin e vendit Robert Fico, duke e qëlluar disa herë me armë.

sllovak

Sipas raportimeve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Fico-s teksa ky i fundit po fliste me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar për t’i dhënë dorën, ka hapur zjarr.

71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, i hapur në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë president i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.

Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, qytetin që është vendlindja e tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts