Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, liderët botërorë të tronditur: Lajm i tmerrshëm

atentati ndaj kryeministrit te sllovakise lideret boterore te tronditur lajm i tmerrshem































Liderët botërore janë shprehur të tronditur për atentatin me armë zjarri ku mbeti i plagosur kryeministrit sllovak Robert Fico

fico

Ai është dërguar në spital dhe mendohet se është jashtë rrezikut për jetën, por gjendja shëndetësore mbetet serioze.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dënon atë që ajo e quan një “sulm të poshtër” ndaj Ficos.

Kryeministri britanik Rishi Sunak gjithashtu ka reaguar ndaj lajmit të fundit, duke thënë se është “i tronditur”.

Ai shkroi në X: “Të tronditur kur dëgjova këtë lajm të tmerrshëm. Të gjitha mendimet tona janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”

Kryeministri rumun Marcel Ciolacu thotë se është “thellësisht i tronditur” nga lajmi i të shtënave dhe thotë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Kryeministri çek Petr Fiala thotë se të shtënat janë “tronditëse” dhe i uron Ficos shërim të shpejtë.

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orabn thotë se është “thellësisht i tronditur nga sulmi i urryer kundër mikut tim, kryeministrit Robert Fico”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts