Atentati në “Don Bosko”/ Presidenti Meta: Sfidë e hapur e grupeve të krimit të organizuar ndaj shtetit, i bëj thirrje Policisë të forcojë punën









ilir-meta

Kreu i Shtetit Ilir Meta i ka bërë thirrje Policisë dhe institucioneve ligjzbatuese në vend, që të forcojnë punën, për arrestimin e autorëve të ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin mbreëmjen e 4 janarit, por edhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet tyre për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta thotë se atentati ku mbeti i vrarë një 35-vjeçar dhe u plagosën katër persona të tjerë pasi u qëllua në drejtim të një lokali në Don Bosko, “përbën një sfidë të hapur të grupeve të krimit të organizuar ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, por edhe një kërcënim të rëndë për sigurinë dhe për vetë jetën e qytetarëve të Tiranës”.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

Dënoj me forcë ngjarjet kriminale të ditëve të fundvitit dhe të ditëve të para të vitit të ri, të ndodhura në disa qytete të vendit, e veçanërisht ngjarjen fatale në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë, ditën e djeshme, që përfundoi me vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Një akt i tillë kriminal, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, jo vetëm përbën një sfidë të hapur të grupeve të krimit të organizuar ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, por edhe një kërcënim të rëndë për sigurinë dhe për vetë jetën e qytetarëve të Tiranës.

Kjo është rrjedhojë e një sërë aktesh të tjera kriminale, që kanë mbetur të pazbuluara dhe ku autorët nuk janë vënë përpara drejtësisë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve ligjzbatuese në vend, të forcojnë punën, së pari për arrestimin e autorëve të këtij krimi të rëndë, por edhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet tyre për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.