Athina përfshihet nga një vale të nxehti ekstrem

17:50 18/07/2021

Athina përfshihet nga një valë të nxehti ekstrem

Athina po përjeton një valë tjetër të të nxehtit ekstrem, e treta brenda një muaji. Kjo detyroi qytetarët që të shfrytëzonin plazhet, ndërsa Akropoli mbylli portat e tij për vizitorët në orët e pikut.

Termometri në kryeqytetin grek shënoi 41 gradë Celsius. I nxehti i detyroi qytetarët të qëndronin nën hije dhe në restorante apo bare ku kishte ajër të kondicionuar.

Temperaturat e larta parashikohet të zgjasin edhe për disa ditë të tjera. Mund të ndodhë rrallë, por edhe Finlanda është prekur nga temperaturat e larta.

Banorët e Helsinkit u dyndën në plazhet e qytetit për t’u freskuar teksa termometri shënoi mbi 30 gradë. Shkencëtarët thonë se temperaturat po i afrohen një rekordi që nuk është parë kurrë në këtë rajon të ftohtë.

Nga vala e të nxehtit po vuajnë edhe Shtetet e Bashkuara. Zjarret e fuqishme të nxitura edhe nga temperaturat e larta vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra me pyje në Oregon.

Deri tani numërohen 1 milion hektare me pyje të shkrumbuara në 12 shtete. Më shumë se 1900 zjarrfikës, helikopterë dhe aeroplanë janë vendosur pjesën veriperëndimore të Paqësorit për të shuar flakët e zjarreve.

 Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *