Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festen e shpalljes se Pavarësisë së shqiptarëve
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim të posaçëm në Twitter, ka falenderuar kryebashkiakun e Athines, Kostas Bakoyanis.
“Faleminderit mik i dashur për ndriçimin e qytetit me ngjyrat kuqezi, për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
E çmojme shume respektin tuaj për mijëra punëtorë të palodhur që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë Athinën një qytet më të përparuar. Flm vëlla”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës në postimin e tij.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al